Teknologji. Dixhitalizim. Inteligjence Artificiale. Robotikë. Blockchain. Të gjitha janë bërë pjesë e rëndësishme e jona. Por në thelb, të gjitha janë vetem një seri e pafundme me 0 dhe 1 në një kuti jashtëzakonisht shumë të vogël për një bote abstrakte kaq të madhe.
Dhe të gjithë ju që flisni të njëjtën gjuhë si ne, jeni të mirëpritur në eventin e rradhës të “Trio Talks – Pema e Njohurive Dixhitale”.
Që nga smartphones që kemi në duar, përdorimi i programuar i pajisjeve të kompanive apo deri tek kontrolli i funksionaliteteve në shtepite tona, nuk ka aspekt jetësor në shekullin e 21 që të mos jetë prekur nga zhvillimi i teknologjisë dixhitale. Por ndërkohë që të gjithë e përdorim, shumë pak kanë njohuri mbi organizimin e tyre përtej ndërfaqes që shohim në ekrane.
Për këtë do të takohemi së bashku ditën e enjte në ambjentet e Qendrës Rinore në Tiranë, në orën 17:30, për të parë arkitekturën e vërtetë kompjuterike që fshihet pas cdo pajisjeje teknologjike, që ne do ta zbërthejmë në një formë lehtësisht të kuptueshme për këdo.
Për të gjithë nxënësit që synojnë të jenë studentet e rinj të Informatikës, ky ‘Talk‘ është posacërisht për ju. Për të gjithë studentet që ende nuk e kuptojnë panoramën e plotë dixhitale, ky aktivitet është gjithashtu për ju.
Biseda do të fokusohet në elementët kryesore që shërbejnë si struktura përbërëse të ekosistemit dixhital duke shpjeguar koncepte si pajisjet hardware, sistemi i telekomunikimit dhe i operimit, aplikacionet web dhe mobile, database dhe të tjerë elementë të integruar së bashku.
I ftuar do të jetë Igli Hakrama, pedagog në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka. Igli ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale dhe akademike në fushën e Shkencave Kompjuterike, me ekspertizë të thellë në probleme të ndryshme të Sistemeve të Informacionit dhe Inxhinierisë Softuerike. Igli ka përfunduar studimet ne Informatikë Ekonomike ne Universitetin e Tiranës, si dhe është diplomuar në 2 studime Master: për Inxhinieri Kompjuterike dhe Studime Ekonomike Europiane. Ai ka qenë mentorues në shumë evente dedikuar sipërmarrjes në Shqipëri.
“Trio Talks – Pema e Njohurive Dixhitale” është i pari në një seri prej 3 eventesh të fokusuar në Digital Knowledge, Digital Skills dhe Digital Career.
Let’s TALK!
Xhulio dhe Endri – Ekipi i Trio Talks.
Për t’u regjistruar në event, ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://www.eventbrite.com/e/the-tree-of-digital-knowledge-tickets-60391099404?aff=ebdssbcitybrowse