[nga seria e artikujve: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]
Pjesa e tretë e këtij pyetësori fokusohet në njohuritë që kanë mbi portalet, sa i njohin portalet e informacionit dhe cfarë konsumojnë prej tyre. Në të gjithë masën e të anketuarëve rreth 94 % e tyre kishin njohuri mbi konceptin e portalit të informacionit dhe cfarë ofronte një portal informacioni. Kur këta të anketuar u pyetën në lidhje me kategoritë e informacionit të dhënat totale nuk ofronin një paraqitje të qartë se ku ishin më të fokusuar këta individë. Atyre ju ofruan 5 alternativa nga të cilat do të zgjidhnin 2 prej tyre. Disa përgjigje kishin përqindje të përafërta çka linte vend për dyshim.
Për të gjetur arsyen e këtij rezultati analizova më vete përgjigjet e femrave dhe më vete përgjigjet e meshkujve. Rezultatet e tyre janë paraqitur në figurat e mëposhtme. Shohim që meshkujt lexojnë në portal më së shumti lajmet apo zhvillimet e fundit, kërkojnë për njoftime, aktivitete apo oferta të ndryshme. Informacionet rreth gatimit apo showbiz zënë një përqindje shumë të vogël. Nga ana tjetër femrat lexojnë lajmet, kërkojnë për njoftime por në një masë më të vogël se sa meshkujt, ndërkohë që duken shumë të interesuara në lidhje me informacionin rreth gatimit, modës, mënyrës së jetesës apo showbiz-it. Një kategorizim i tillë është shumë i mirë për të kuptuar për çfarë janë të interesuar grupimet në bazë gjinie me qëllim që dhe informacioni të komunikohet në një formë të përshtatshme për ta.


Rreth 62 % e të anketuarëve theksojnë që do të ishte komode aksesimi i informacionit nëpërmjet aplikacionit dhe rreth 29 % mendojnë që komoditeti do të ishte njëlloj, por nuk e refuzojnë një aplikacion mobile. Kjo ndoshta vjen dhe si rezultat i faktit që informacionet janë kryesisht të tipit informative dhe zakonisht ato aksesohen nga faqe web-i të dizenjuara per mobile. Vetëm një numër i vogël, rreth 8 % kundërshtojnë një aplikacion të tillë. Ky është një tregues që përdoruesit janë pozitive drejt një forme alternative për marrjen e informacionit.
Një e dhënë mjaft interesante vjen nga grafiku i mëposhtëm dhe i referohet kryesisht mënyrës së aksesimit fillestar të një portali. Rezultati vendos edhe njëherë theksin që portalet e informacionit përdorin rrjetet sociale për të shpërndarë informacion si një mënyrë për të rritur audiencën e tyre.

Momenti i fundit i analizës sonë lidhen me karakteristikat e një smartphone për të cilat përdoruesit mendojnë se përbëjnë avantazh për aplikacionet mobile. Përdoruesit u janë dhënë 5 opsione nga të cilat ata duhet të zgjidhnin 2. Nga rezultatet e paraqitura ne grafikun me poshte vihet re qe dy jane veçori që përbëjnë avantazh për përdoruesin: a) aksesi i përhershëm i aplikacionit; b) marrja e njoftimeve. E para lidhet me faktin që telefoni është një pajisje praktike dhe portabël të cilën mund ta përdorësh prakitkisht kudo. E dyta lidhet me faktin që përdoruesit kanë nevojë të kujtohen. Ata nuk duan të shkojnë tek faqja dhe të shikojnë se cfarë e re ka ndodhur, ata duan të kujtohen për një gjë te tillë. Nga ana tjeter, kjo lidhet ndjeshem me investimin që portalet duhet të bëjnë për ta mbajtur përdoruesin të angazhuar.

Rezulatet e tjera të pyetësorit mund ti gjeni në artikujt e mëposhtëm:
- Mënyra e përdorimit të smartphone-ve ne Shqipëri
- Arsyet e përdorimit të smartphone-ve
- Përdorimi i kompjuterit krahasuar me smartphone-in