Diploma

Si ndihmojnë smartphone-t në krijimin e zakoneve?

smartphone, notification
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

[nga seria e artikujve:  Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]

Smartphone -t janë pajisje personale. Ata tashmë janë një pjese e pandarë e jetës së përditshme të individeve dhe koha që ne shpenzojnë mbi ta është gjithmonë e më e madhe. Kohët e fundit ata po luajnë një rol të madh në krijimin e zakoneve për kompanitë që operojnë në web. Tashmë është bërë e qartë që teknogjia mobile nuk mund të ekzistojë e ndarë nga teknologjia e web-it. Po si mund të ndihmojë një aplikacion në krijimin e zakoneve?

Bogost, krijues dhe dizenjues me famë i lojrave, e quan teknologjitë mobile, si “cigaren e shekullit”. Në një studim të drejtuar nga Oulasvirta, u konkludua që smartphone-t bëjnë pjesë në valën e teknologjive zakon-formuese. Studimi i tyre identifikoi se personat që dispononin një smartphone zhvillonin zakone kontrollimi, duke hapur dhe mbyllur aplikacione të caktuara. Connolly përshkruan sesi disa karakteristika të smartphone-ve ndikojnë në përqëndrimin e individëve apo në nivelet e stresit, si në aspkete positive ashtu dhe në aspekte negative. 

Në një formë kjo është e vërtetë. Kur ke një nxitje, të brëndshme ose jo, pajisja më e afërt që mund të kesh në pjesën më të madhe të kohës është smartphone. Për të përmbushur nevojën dhe dëshirën që vjen nga ajo gjëndje e brendshme ti duhet të ndërmarësh një veprim, dhe për ta bërë këtë nuk do të hapësh një kompjuter, por do të përdorësh pikërisht smartphone-in (për të hapur Facebook, Youtube, Pinterest etj). Pra në këtë pikë smartphone është ai që përmbush veprimin. Por jo për çdo veprim do të hapësh një shfletues web-i, të cilin ti e ke instaluar. Nxitje të ndryshme kanë veprime të ndryshme që në pjesën më të madhe u përgjigjen aplikacioneve të ndryshme. Njëherë mund të hapet aplikacioni i kamerës, njëherë Pintererst, njëherë Flipboard etj.

Kontributi më i madh i aplikacioneve në formën e zakoneve është mbajtja gjallë e ciklit. Pëlqimet në Facebook apo Instagram, komentet e realizuara, momentet kur bëhet një gol nga një skuadër (Flashscore) të gjitha këto vijnë në formën e një lajmërimi, një ndryshim ikone etj. Pikërisht këto lajmërime që vijnë vetëm me aplikacionet, këto ndryshime të ikonës apo dhe vetë ekzistenca e ikonës kur ti zgjedh një aplikacion, tërheq përdoruesin për tu rifutur përsëri në këtë botë virtuale. Këto bëjnë të mundur dhënien e shpërblimit për përdoruesit dhe kryejnë investimin për ciklin tjetër. Janë këto arsyet pse në momentin e parë që njerëzit zgjohen në mëngjes kontrollojnë për lajmërime nga rrjetet sociale, email etj.

Portalet pikërisht duhet ta përdorin këtë avantazh të aplikacioneve për të fabrikuar dhe ata dëshirat e tyre tek përdoruesit (horoskopi mund të dërgohet gjithmonë në të njëjtin orar, duke krijuar një zakon për përdoruesin, lajmet shfaqen në një mënyrë të caktuar etj). Pra portalet, mund të përdorin karakterisikat e portaleve për të mbajtur përdoruesin të angazhuar në faqet tyre dhe informacionet që ata ofrojnë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: