[nga seria e artikujve: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]
Një pjesë e portaleve vazhdojnë të ekzistojnë për një kohë të gjatë. Ata kanë ditur të gjejnë mënyra të ndryshme për të rritur (ose mbajtur) audiencën. Zhvillimet teknologjike ofrojnë alternativa të reja. Portalet duhet të gjejnë forma të reja për komunikimin e informacionit; duhet të gjejnë mënyra që lehtësojnë dhe përmirësojnë procesin e leximit të këtij informacioni nga përdoruesi. Deri tani ato janë mbështetur kryesisht në reklamat në rrjetet sociale. Kjo strategji duket se nuk po funksionon më, për arsye se ajo ka aritur maturimin si formë marketing. Një përdorues në Facebook bombardohet çdo ditë nga kërkesa(reklama) për të ndjekur faqe të caktuara. Kjo bën që interesi i tij ndaj kësaj forme marketing të reduktohet ndjeshëm. Si rrjedhim dhe koha kur kjo formë të mos jetë më e efektshme nuk do të jetë shumë e largët.
Dy nga zgjidhjet kryesore, në kushtet e zhvillimeve teknologjike që duhen marrë në konsideratë janë:
- krijimi i zakoneve: Rritja virale e numrrit të përdoruesve nuk është gjithmonë një gjë e mirë, dhe si rrjedhim duhen gjetur mënyra për të rritur besnikërinë e përdoruesve
- ndërtimi i aplikaciove mobile të dedikuara për portalet: Aplikacionet jo vetëm që do të ndihmonin në krijimin e zakoneve por do të sillnin dhe një numër të madh përfitimesh. Pjesa e teknologjisë mobile është një fushë në të cilat portalet ende nuk janë të fokusuara për të qenë prezente në të njëjtën mënyrë si në web. Për ato të cilat do ta bëjnë të paret këtë gjë, ka për të qënë nje ndër çelësat e suksesit.
Por si mund të përfitojnë portalet nga krijimi i aplikacioneve mobile. Ndërtimi i një aplikacioni mobile ofron përfitime në tre kategori kryesore:
- Si një formë alternative për komunikimin e informacionit
- Në krijimin e zakoneve
- Në zhvillimin e markës
Aplikacionet ndihmojnë në krijimin e markës në lidhje me dy aspektet e mëposhtme:
- Marka (brand): Një aplikacion mobile është si një shenjë. Portali mund të bëjë cfarë të dojë me të. Mund të jetë me stil, mund të jetë funksional, informative apo hipi. E rëndësishme është të ndërtohet një aplikacion që ka të gjitha karakteristikat që përdoruesi dëshiron dhe në të njëjtën kohë të jetë i mirëdizenjuar.
- Njohja: kjo është e vleshme për portalet që kërkojnë të shesin. Sa më shumë përdoruesit përfshihen në një aplikacion, aq më shpejt ata do të detyrohen që të blejnë një produkt ose shërbim. Në reklamim kjo quhet frekuenca efektive. Dëgjimi apo shikimi i markës përafërsisht 20 herë është ajo që ju bën të viheni re.
Per më shumë informacion lexoni: “Here’s Why Your Business Needs Its Own Mobile App”.