Diploma

Si krijohen zakonet? Modeli Hook (Shperblimi dhe Investimi)

zakonet, Instagram, Hook, reward, investment
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

[nga seria e artikujve:  Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]

Reward (Shpërblimi)

Shpërblimi është faza e tretë e modelit. Shpërblimi mund të vijë në disa forma:

  • Shpërblim të ndjekësve: kërkimi për shpërblim social që vjen si rezultat i lidhjes me njerëzit e tjerë.
  • Shpërblim për kërkimin: kërkimi për burime materialesh apo informacion
  • Shpërblim ndaj vetvetes: shpërblim për plotësim të nevoja të brendshme në zotërimin e një aftësie, kompetence etj.

Në rastin tonë kemi shpërblim social. Individi do të ngarkojë një foto në Instagram dhe më pas është në pritje që dikush prej ndjekësve të tij të pëlqejë atë foto, apo edhe ta shpërndajë atë.

Investment (Investimi)

Ndryshe nga veprimi, faza e investimit lidhet me pritshmëritë për përfitime të ardhshme. Investimi rrit shanset që përdoruesit të rikthehen të përdorin shërbimin. Në këtë mënyre ata e përmirësojnë shërbimin nëpërmjet feedback-ut, sa herë që ai përdoret. Investimet ruajnë vlerë në formën e përmbajtes, të dhënave, ndjeksve, reputacionit dhe aftësise. Investimi rrit shanset që përdoruesit të kalojnë në cikël përsëri duke e filluar përsëri atë nga e para me një nxitje.

Në rastin e Instagram-it kjo ndodh nëpërmjet njoftimeve. Në momentin që ka një pëlqim, në momentin që një prej ndjkësve të individit ka hedhur një foto, ikona e aplikacionit do të ndryshojë. Kjo e bën përdoruesin përsëri të futet në cikël nga e para duke ofruar një përfitim për kompaninë. Ai do të pëlqejë fotot e të tjerëve duke futur persona të tjerë në cikël, do të shpenzojë kohë për të parë foto të tjera në Instagram, do të plotesojë më shumë të dhëna personale për veten etj.

Në fund të fundit dhe portalet e informacionit këtë gjë duhet të bëjnë. Ata duhet të gjejnë forma që të mbajnë të angazhuar përdoruesin në faqen e tyre nëpermjet dizenjimit të ndërveprimit dhe ndërfaqes; duhet të krijojnë tek përdoruesi një zakon që lidhet me faktin se një lloj informacioni, një lloj metafore në shfaqje ndodhet vetëm tek ta; duhet të krijojnë markë dhe këtë markë duhet ta bëjnë zakon për përdoruesin. Një shembull mjaft i mirë në lidhje me portalet e informacionit që e ka realizuar këtë është Flipboard apo Bussiness Insider.

Pjesa 1: Si krijohen zakonet? Modeli Hook (Nxitja dhe Veprimi)

Shënim: Materiali i mësipërm është bazuar në librin Hooked: How to build Habit-Forming Products nga Nir Eyal.

Per më shumë rreth modelit të sjelljes lexoni në: http://behaviormodel.org

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: