[nga seria e artikujve: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]
Një kompani, e cila formon zakone të forta me konsumatorin apo përdoruesin do të shijojë përfitime për një kohë të gjatë. Pyetja është se si këto kompani krijojnë një lidhje me ndjenjat e brendshme të përdoruesit, të nevojshme për të krijuar zakonet. Përgjigjia: ato fabrikojnë dëshirat dhe eventualisht ato fabrikojnë zakonet.
Zakonet përcaktohen si sjellje të cilat kryhen me pak ose aspak ndërgjegje. Për të formuar një zakon, njerëzit duhet të kryejne një sjellje në mënyre të përseritur. Eyal shpjegon modelin që përdoret në krijimin e këtyre sjelljeve i cili quhet “Hook” (Grep). Modeli ka katër faza: trigger (nxitja), action (veprimi), reward (shpërblimi) dhe investment (investimi).

Trigger (Nxitja)
Nxitjet janë dy lloje:
- të jashtme – i tregojnë përdoruesit se çfare duhet të bëje, duke vendosur informacion të dukshme në ambientin e përdoruesit. Dërgim i njoftimeve se ka ardhur një email, një link i caktuar në një faqe web-i apo një ikonë aplikacioni në një telefon janë të gjitha shëmbuj nxitjesh të jashtme.
- të brendshme – janë emocionet apo ndjesitë e momentit të cilin e nxisin përdoruesin të ndërmarë një veprim të caktuar. Psh kur je i merzitur shkon dhe hap Facebook, kur kërkon të dish se çfarë po ndodh në botë shfleton Twiter për të parë se çfarë është si trend aktual.
Në shëmbullin tonë do të përdorim Instagram-in. Supozojmë se një individ po përjeton një moment tepër të bukur për të. Ndjesia e tij e brëndshme është fiksimi i këtij momenti. Kush është ai aplikacion që bën të mundur këtë gjë. Instagrami. Pra Instagram i plotëson ndjesinë e tij për të fiksuar një moment në jetën e tij me anë të një fotoje dhe më pas shpërndarjen e saj.
Action (Veprimi)
Hapi i dytë në këtë model është veprimi. Veprimi është sjellja më e thjeshtë në pritje të shpërblimit që do të vijë për përdoruesin. Modeli i sjelljes së Fogg thotë: që një sjellje të ndodhe, një nxitës duhet të jetë prezent në të njëjtën kohë që përdoruesi ka aftësinë dhe motivimin për të vepruar. Për të rritur dëshirën për të vepruar, sigurohu që një nxitës është prezent, më pas rrit mundësinë që veprimi të duket i lehtë dhe në fund gjej motivimin e duhur.
Çdo sjellje ndikohet nga tre motivues themelorë:
- kërkimi i kënaqësisë dhe shmangia e dhimbjes
- kërkimi i shpresës dhe shmangia e frikës
- kërkimi i pranueshmërisë socaile dhe shmangia e refuzimit social
Aftesia varet nga konteksti dhe lidhet me disa faktorë si: koha, paratë, përpjekja fizike, jo-monotonia etj. Në rastin tonë individi pasi kërkon të fiksojë këtë moment do që të shpërndajë tek të tjerët me qëllimin që të tjerët ta pëlqejnë. Në këtë moment ai hap aplikacionin e Instagramit, shkrep foton dhe e publikon atë. Ky është pikërisht veprimi që pasoi nxitjen e mësipërme. Krijuesit e Instagramit dinin se si ta bënin gjithë këtë proces, një process më të lehtë.
Pjesa 2: Si krijohen zakonet? Modeli Hook (Shperblimi dhe Investimi)
Shënim: Materiali i mësipërm është bazuar në librin Hooked: How to build Habit-Forming Products nga Nir Eyal.
Per me shume rreth modelit BJ Fog legoni: A Behavior Model for Persuasive Design