Rreth Meje

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Tung,

Quhem Xhulio. (Mos e besoni foton, jam pak më i madh)

Para se të filloj, kam një kërkesë: Ju lutem, qëndroni me mua deri në fund 😛

Kohët e fundit kam lexuar shumë rreth ndikimit të teknologjisë moderne në zhvillimin e sjelljeve të reja, shprehive që nuk i kemi pasur më përpara ose për të cilat nuk kishim njohuri. Sot, teknologjia, shoqëria dhe biznesi duket se ndërveprojnë më shumë se kurrë me njera-tjetrën. Ato ndryshojnë, përshtaten dhe ripërcaktojnë vetveten si rezultat i zhvillimit të dy te tjerave. E nisa këtë blog për të ndarë mendimet e mia për mënyrat se si inluencohemi nga teknologjia dhe si ta përdorim atë për nxitjen e kreativitetit, për ndërtimin e modeleve të reja të biznesit apo për të marrë më të mirën në jetën e përditshme.

OK, tani mund të flas pak për vete? 😛 Jam 25 vjec. Kam mbaruar studimet bachelor për Informatike Ekonomike dhe studimet master për Sisteme Informacioni ne Ekonomi. E kam filluar karrieren time si programues dhe zhvillues biznesi pranë një media online. Më pas, pata shansin të drejtoj departamentin e trajnimeve në një prej kompanive më të mëdha software në Shqipëri, një position që më ka mësuar shumë gjëra mbi strategjinë e zhvillimit të kompanive të reja.

Prej shtatorit 2019, kam startuar një kompani të vogël, Zero Tek Nje, të fokusuar në Konsulencë Biznesi, Menaxhim Projekti dhe Trajnime Profesionale. Eshtë një startup I themeluar rishtaz me qëllimin për të ndihmuar bizneset dhe sipërmarresit e rinj të implementojnë idetë e reja, ndërtojne strategjitë të reja për tregun, thithin investime, dixhitalizohen apo të zhvillojnë aftësi të reja të nevojshme për tregun e punës.

Përvec më sipër, jam pedagog me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Ekonomisë duke mbuluar lëndë si Algoritmika, Menaxhim i Sisteme të Informacionit, Tregëtia Elektronike si dhe Aplikacione Mobile (një arsye tjetër pse e fillova blogun). Në qofte se dëshironi informacion të mëtejshëm, mund të shikoni profilin tim në LinkedIn (nuk mendoj se dëshironi, por për cdo rast :P).

Më pëlqen të lexoj dhe të shkruaj, shumë, kështu që do të dëgjoni shpesh prej meje. Normalisht shkruaj një ose dy postime në javë. Më pëlqen të luaj shah…, në fakt jo, e shtova këtë për tu dukur më shumë “pak si nerd”. Gjithsesi më pëlqejnë një tufë me seriale televizive si: Game of Thrones, WestWorld, Casa De Papel, Lucifer, Stranger Things ose Silicon Valley (në fakt kjo gjë më bën “nerd”), një admirues i madh i MCU dhe i Anime (ndonjë admirues i Narutos këtej rrotull) . Ndonjëherë mund të shkruaj rreth tyre, për një libër të lexuar së fundmi ose për ndonjë çështje që më shqetëson. Mund t’i anashkaloni nëse doni (ju lutem mos 😉 )

Në qoftë se keni pyetje ose sugjerime, ju lutem, mos hezitoni të më kontaktoni. Mund të më gjeni në Facebook, LinkedIn ose Twitter. Do t’ju pergjigjem sa më shpejt të mundem. Nëse keni diçka në mendje, mund të punojmë së bashku. Më pëlqen të bashkëpunoj me njerëz që ndajnë të njëjtin entuziazëm me mua. Ju lutem plotësoni formën e kontaktit dhe do t’ju shkruaj sa me shpejt. Shprehja ime e preferuar është “Stay hungry, Stay foolish”, kështu që jam gjithmonë i hapur për të dëgjuar ide të reja.

Dhe së fundmi, nëse ju pelqen ajo që lexoni, ju lutem abonohuni duke vendosur adresen tuaj të e-mail në formën djathtas. Cdo dy javë do t’ju dergoj postimet e fundit si dhe një listë rekomandimesh për të lexuar.

Në qoftë se ja dolët të më ndiqnit deri ketu, faleminderit 🙂 (e di sa veshtirë mund të ketë qenë).

I love you 3000!

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]