Diploma

Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?

all web, portalet, xhulio mitre
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Rreth 2 javë përpara, pata kënaqesinë të jem pjesë e një paneli me temë “Media Transformation” në konferencën All Web, ku fokusi ishte transformimi drejt një media dixhitale. Transforimi i medias në Shqiperi, aktualisht është në një situate kaotike me një sërë faktorësh që ndikojnë duke filluar nga qasja drejt rrjeteve sociale, modelet e munguara të biznesit, për të përfunduar tek qëllimi dhe mënyra e financimit të tyre (edhe pse këto do të jenë pjesë e një serie tjetër artikujsh). Një ndër pikat që nuk u prek në diskutim ishte përdorimi i teknologjisë në gjithë këtë proces.

Përpara dy vitesh, përfundova punimin e mikrotezës për ciklin e studimeve master me temë: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile? me udhëheqëse Prof. Dr Kozeta Sevrani. Numri i portaleve sot, është dukshëm më i madh se ai i para dy viteve dhe besoj që ideja kryesore e temës nuk vlen dhe nuk mund të aplikohet për të gjithë (edhe vetë termi “portal” po keqpërdoret duke kategorizuar si të tillë çdo faqe web individuale).

Duke e rilexuar pas dy vitesh shumë gjëra do të doja ti kisha trajtuar ndryshe ndërsa për një pjesë tjetër duhet të kisha shpenzuar më shumë kohë. Gjithsesi, mendoj se materiali në tërësi përmban informacion të dobishëm (jo për të justifikuar atë çfarë thashë mësipër :-P), kryesisht në qoftë se fokusohemi në Shqipëri. Disa nga konceptet e trajtuar kanë qënë fillesa e mendimit për të nisur blogun, si një seri artikujsh rreth ndikimit të ndërsjelltë të teknologjisë dhe sjelljeve.

Duke qënë se diplomat nuk qarkullohen pas momentit të mbrojtjes, do të përdor blogun për të hedhur pjesë të caktuara në formën e një cikli të shkurtër artikujsh (një pjesë e konsiderueshme e materialit përmban çështje teknike të cilat nuk janë të rëndësishme për idenë e përgjithshme, si rrjedhojë ato nuk do të përfshihen). Materialet do të jenë tërësisht në shqip dhe do tu përmbahem materialit origjinal që kam shkruar në shtator 2015, me shënime të vogla kur është e nevojshme për të ndërhyrë.

Në qoftë se keni mendime, rekomandime ju lutem komentoni. Vazhdimisht unë përpiqem të përgatis materiale dhe leksione shtesë për studentët kështu që çdo opionion është i mirëpritur.

Lista e artikujve është si më poshtë:

  1. Gjithçka lidhet me komunikimin (Pjesa 1)
  2. Gjithçka lidhet me komunikimin (Pjesa 2)
  3. Pse faqet e internetit duhet të jenë ekspertë të sjelljes?
  4. Curated web, rritja virale dhe krijimi i zakoneve
  5. Si krijohen zakonet? Modeli Hook (Nxitja dhe Veprimi
  6. Si krijohen zakonet? Modeli Hook (Shperblimi dhe Investimi)
  7. Si ndihmojnë smartphone-t në krijimin e zakoneve?
  8. Zhvillimi i mediave online në Shqipëri (digital native media)
  9. Vështirësitë financiare të portaleve në Shqipëri
  10. Si mund të përfitojnë portalet nga krijimi i aplikacioneve mobile?
  11. Mënyra e përdorimit të smartphone-ve ne Shqipëri
  12. Arsyet e përdorimit të smartphone-ve
  13. Përdorimi i kompjuterit krahasuar me smartphone-in
  14. Si përdoren portalet e informacionit?

ShënimPër më shumë informacion rreth punës së Prof. Dr. Kozeta Sevrani shikoni profilin e saj në Research Gate.

Për profilin në LinkedIn klikoni këtu.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: