Diploma

Përdorimi i kompjuterit krahasuar me smartphone-in

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

[nga seria e artikujve:  Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]

Pjesa e dytë e pyetësorit lidhet me përdorimin e kompjuterit në krahasim me smartphone-t. Ndër 400 të anketuar rreth 94 % shpreheshin që disponojnë një kompjuter personal. Më poshtë tregohen mënyrat kryesore të përdorimit të një kompjuteri personal. Përdoruesit ju ofruan 5 alternativa nga të cilat ai duhet të zgjidhte dy prej tyre. Në figurë janë analizuar përgjigjet pas filtrimit të personave të cilët disponojnë një të tillë. Shohim që  përdorimi kryesor i kompjuterit shkon për zgjidhjen e problemeve të punës, detyrave, projekteve si dhe për të marrë informacion.

Koncepti i marrjes së informacionit këtu i referohet kërkimit të informacionit dhe jo leximi i tyre nga burime si portalet e informacionit. Arsyet e një zgjedhjeje të tillë lidhen me fuqinë procesuese të kompjuterave dhe me faktin që ata janë ndërtuar fillimisht për të zgjidhur problemet. Leximi i lajmeve, kurioziteteve apo zhvillimeve të ndryshme që përbëjnë masën më të madhe të informacionit që portalet shqiptare prodhojnë renditet në vend të fundit. Kjo mund të vije për një sërë arsyesh, por si më të rendesishmin mund të përmendim prakticitetin dhe portabilitetin e smartphone-ve.

kompjuter, pyetesor, statistika, projekt, smartphone
Arsyet e përdorimit të kompjuterit

Rezultatet e mësipërme mbështeten dhe nga të dhënat të tjera. Rreth 84 % e te anketuarve, në kohën e lirë (kohe e lirë është një koncept relativ dhe për këtë arsye i është lënë të anketuarit ta gjykojë sipas mendimit të tij) përdorin smartphone, ndërkohë një shumicë më e moderuar, rreth 68% pranon që faqet e tyre të internetit (këtu flasim për faqet e tyre të preferuara, jo faqet e portaleve të informacionit) i aksesojnë nga telefoni. Pra përdoruesit, përdorin gjithmonë e më shumë smartphonet për të aksesuar faqet e web-it.

Rezulatet e tjera të pyetësorit mund ti gjeni në artikujt e mëposhtëm:

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: