Komunikim

A jemi ne shpellarët e kohëve moderne? Pushtimi nga emoji-t (Pjesa 2)

emojis, conquest, caveman, shpellare, pushtim
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Tung,

Nuk jam zhdukur… thjesht kam marrë një periudhë shkëputje. Kam shtuar disa funksionalitete të reja në blog dhe kam përpiluar një listë artikujsh rreth rëndësisë së aplikacioneve mobile për portalet e informacionit në Shqipëri.

Çfarë ka ndodhur këto muajt e fundit? Apple, siç cdo herë kur hedh në treg një version të ri të sistemit të operimit, nxori një tufë me emoji të reja dhe gjithashtu një funksionalitet të ri fringo, Animoji (‘Inovacion’ apo jo 😛 … çfarë dreqin nuk shkon tek ne? ) Gjithsesi, kur u zhduka, ka kaluar shume kohë, me siguri nuk e mbani mend artikullin e parë, ju bëra disa pyetje si më poshtë:

  • A përdorni më shumë se 20-30 emojis?
  • A ka pasur ndonjë ditë ku nuk keni përdorur emoji në komunikim?
  • A keni dërguar emoji, sepse përtoni të shkruani?
  • A jeni zhgenjyer kur keni marrë si përgjigje një emoji?

Personalisht nuk përdor më shumë se 20 emoji, zakonisht jo më shumë se 5 në ditë. Përpiqem të shmang dërgimin e tyre si një përgjigje të thjeshtë (me thënë të vërtetën, e kam bëre dhe këtë gjë … shumë herë 🙁 ). Gjithashtu nuk më pëlqen, po fare, të marr si përgjigje një emoji (bëj si them unë, por mos bëj siç bëj une 😛 ).

Nuk mund të flas për dy pyetjet e fundit, por jam i sigurt që pjesa më e madhe e juaja nuk përdor më shumë se 20- 30 emojis (me shumë mundësi më pak). Nga ana tjetër nuk keni kaluar një ditë pa përdorur emoji. Siç e shikoni, ata tashmë, janë pjesë e jetës sonë, dhe kjo ngre disa pyetje: Pse i përdorim kaq shumë? Pse janë kaq shumë emoji dhe më e rëndësishmja: a kemi nevojë për të gjithë? A janë të dobishëm apo po helmojnë komunikimin tonë? Do të përpiqem të kem një përgjigje për pyetjet e mësipërme.

Le të fillojmë me të parën: Pse i përdorim kaq shumë emoji-t? Gjëja e parë që mund tu vijë ndër mend është teknologjia. Në vitet e fundit, teknologjia ka zhvilluar mundësinë për të suportuar emoji, stickers, animoji, mundësi të cilat nuk ekzistonin më përpara. Në fakt, kjo është e gabuar. Nuk ka të bëjë fare me teknologjinë. Teknologjia suporton shumë gjëra të cilat nuk janë përhapur sa emoji-t. Mendoj që arsyet që na nxisin në përdorimin e kësaj forme komunikimi duhet te ndahen në rrafshin personal dhe në rrafshin e biznesit :-O .

Në rrafshin personal, ne jemi qënie sociale, jemi pjesë e një rrethi shoqëror, komuniteti, klubi shkollor, departamenti në punë etj. Ne ndërveprojmë me njeri-tjetrin… dhe kjo është arsyeja pse mendoj që është dicka humane që ka të bëjë me komunikimin. Komunikim njerëzor është kompleks; është një temë goxha e thellë për tu kuptuar dhe evolon përgjatë shumë viteve për të gjetur formen e duhur. Kështu që le të filllojmë me ne si qënie njerëzore.

Së pari, emoji-t përmbajnë një spektër të gjerë emocionesh që një person mund të kuptoje, vetëm duke parë një prej tyre. Komunikimi nuk është vetëm disa fjalë të artikuluara, jo .. është më shumë se kaq, është gjuha e trupit, është lëvizje, mimikë, shikim etj. Duke përdorur emoji’t, ti i shton një shtresë emocionesh komunikimit.

emojis, group, adapt
Të përshtatem apo jo? Kjo është çështja.

Së dyti, ne jemi pjesë e një grupi, ose të paktën përpiqemi. Tentojmë të përshtatemi. Ndryshojmë disa sjellje, heqim të vjetrat, mësojmë të rejat, të cilat me kalimin e kohës kanë tendencën të shndërohen në të ngjashme me ato të grupit. Si rrjedhim, në qoftë se shoku yt, i dashuri, vellezërit do të fillojnë të përdorin emojis në komunikim, do vijë një moment që të njëjtën gjë do bësh edhe ti.

Së treti, le ta pranojmë, emoji-t janë tmerrësisht ‘cool’. Njerëzit vdesin të ndjekin trendet, te duken ‘cool’ … dhe te zgjuar (por më shumë ‘cool’, nuk është se u intereson zgjuarsia). Dhe kështu ndodhi: sapo emoji-t u bënë trend, na lindi një dëshirë e madhe për ti ndjekur. Nëse kryeministri, kryetari i bashkisë apo presidenti i përdorin, pse ti jo?

Tani si ishte ajo puna e biznesit, do thoni ju. Mbi të gjitha ne jemi konsumatorë. Sot shkojmë më pak në qëndra tregtare, supermarkete dhe qëndrojmë më shumë në rrjetet sociale (Instagram, Facebook). Nga ana tjetër, kompanitë i përdorin mediat sociale si një kanal për të komunikuar me ne. Objektivi i tyre kryesor është maksimizimi i vlerës që marrin nga klientët(ne). Si mund ta bëjnë këtë? Duke u perpjekur të arrijnë sa më shumë individë nëpërmjet posteve, ofertave të limituara, uljeve dhe fushatave të reklamimit.

emojis, businesses, hook, biznes, grep
Unë jam shoku yt 🙂

Por ekziston një problem. Ato (kompanitë) nuk duan të duken si entitet i ftohtë. Ato dëshirojnë të duken të besueshme. Midis të tjerash, ato përdorin emoji-t. Përdorimi i tyre e humanizon kompaninë, e mbështjell me emocione (A do të blije ti nga komshiu yt miqësor 😉 ). Dhe në fakt të gjithë postet, newsletters (email-et, push notifications (lajmërimet) të cilat përmbajnë emoji, performojnë dyfish më mirë se ata që nuk permbajnë emoji (e di që i urreni faktet :-P). Shikoni cfarë ka bërë PEPSI si fushatë marketingu (ska lidhje me reklamën e Kendall Jenner :-P)! Nëse ti dhe unë përdor deri në 20 emoji, kompanitë shfrytezojnë të gjithë spektrin, kështu që në një mënyrë ne mësojmë prej tyre.

Në këtë formë, ne mbajmë ciklin gjallë. Ata (Apple, Google) nxjerrin më shumë cdo vit. Ne vazhdojme ti përdorim më shumë e më shumë deri në pikën që ato bëhen pjesë e jona. Por a janë të dobishëm???

Hëm, mjafton për sot. Qëndroni në pritje të artikullit tjetër. Nuk do zhdukem. Ua premtoj. Ndërkohë që më bëni një nder, abonohuni dhe më ndiqni në rrjetet sociale.

P.S: Shpërndani nëse ju pëlqen ndonjë gjë 😉 (nuk them gjë)

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: