Gjithçka lidhet me komunikimin.
[nga seria e artikujve: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]
Në Shqipëri zhvillimet teknologjike kanë dashur shumë kohë që të përqafoheshin dhe të implementoheshin. Radio e parë shqiptare, Radio Tirana është hapur në vitin 1938 në një kohë, kur epoka e artë e transmetimeve radiofonike po venitej. Transmetimet e para televizive kanë filluar në vitin 1960, vetëm 33 vjet pas transmetimeve të para televizive në Angli. Kompania e parë telefonike ka filluar të operojë në vitin 1996, por komercializimi i saj ndodhi në fillim të viteve 2000 me hyrjen e kompanive të tjera në treg. Nga ana tjetër numri i kompjuerave në fillim të viteve ’90 ishte shumë i vogël dhe kryesisht për qëllime studimore. Linja e vetme e internetit ishte gjithashtu për qëllime studimore. Komercializimi dhe masivizimi i kompjuterit apo i internetit ndodhi pas vitit ’97, por ndjeshëm u rrit në fillim të viteve 2000. Flluska e internetit që sapo kishte mbaruar në vëndet perëndimore, sapo kishte nisur të prekte Shqipërinë.
Shfaqja më e dukshme e iniciativave të ndërmara në fushën e internetit ishin padyshim portalet e informacionit që filluan të nisnin në mesin i viteve 2000. Kryesisht ishin një imitim i portaleve në vëndet e zhvilluara. Burimi kryesor i medias masive në këtë kohë, padyshim ishte televizioni dhe shtypi i shkruar. Kjo situate është ende dominante dhe sot, duke qënë pikërisht grupet e medias audio-vizive ata që prodhojnë informacion. Është pikerisht ky informacion që konsumohet më shumë nga përdoruesit. Nga ana tjetër këto media kanë krijuar portalet e tyre të informacionit në internet, si një mënyrë alternative e përçimit të tij tek përdoruesit fundorë. Por në fund të fundit këto ngelen portale që kanë një bosht të vetëm dhe ai është lajmi.
Në Shqipëri, fillimisht portalet u krijuan nga mbështetja e mediave tradicionale si radio, televizioni apo shtypi dhe më pas kemi lindjen e portaleve individuale të pavaruara. Portalet për një kohë të gjatë kanë përdorur rrjetet sociale si një kanal marketingu për komunikimin e informacionit dhe janë bazuar kryesisht në modelet e të ardhurave bazuar në reklama. Aktualisht ekziston një mbingopje në treg çka sjell që portalet duhet të konkurojnë fort në kapjen e audiences. Nga ana tjeter ata po perballen me vështirësi financiare që vjen si rezultat i shikueshmërise së ulët.
Por në Shqipëri diçka është ndryshe nga e kaluara. Si rezultat i globalizimit zhvillimet teknologjike përqafohen shumë më shpejt, gati në të njëjtën kohë si në të gjithë botën. Shëmbulli më i qartë është teknologjia e telefonave inteligjentë. Masivizimi i përdorimit të tyre ka ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë me vëndet e zhvilluara. Dhe ky përben një avantazh për transmetimin e informacionit; një avantazh që portalet në Shqipëri ende nuk po e përdorin.