Gjithçka lidhet me komunikimin.
[nga seria e artikujve: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]
Në shekullin e 33 para erës sonë, fenikasit shpikën alfabetin. Dy shekuj më vonë sumerët zhvilluan shkrimin e tyre kunejform, ndërsa egjiptianen zhvilluan shkrimin me anë të hieroglifeve. Kjo mënyrë i mundësoi shoqërisë njerëzore të transmetonte mesazhet në kohë, edhe pse jo ende në distancë. Në shekullin e 18 para erës sonë kinezët përdorën sinjalet e zjarrit si një mënyrë për transmetimin e mesazheve. Në shumë pak orë, ushtarët roje në Murin e Madh Kinez, lajmëronin shokët e tyre, 500 milje larg për një sulm të mundshëm. Më pas kinezët e perfeksionuan sistemin e transmetimit duke krijuar në shekullin e nëntë sistemin e parë postar për qëllime qeveritare. Grekët nga ana e tyre përdornin pëllumbat për përçimin e mesazheve në rastin e lojrave olimpike. Në këtë mënyrë mesazhi arriti të transmetohej edhe në distancë.
Rreth shekullit të 3-2 para krishtit u shpik papirusi, i lehtë për tu transportuar dhe me një sipërfaqe të lehtë për tu shkruar. Më vonë zhvillimet vijojne me librin e parë të lidhur të krijuar nga romaket në vitet 100 të erës së re si dhe me shpikjen e letrës që njohim sot nga Tsai Lun në Kinë. Sistemi postal ishte adoptuar nga shumë shoqëri për qëllime kryesisht qeveritare dhe tashmë mund të përçoheshin mesazhe të gjata në përmbajtje, në distanca të largeta. Viti 1455 shënon një pikë të rëndësishme me shpikjen e makinës së parë të shkrimit nga Gutembergu. Në vitin 1650 u hap gazeta e parë ditore në Lajpcing të Gjermanisë. Shtypi u bë një ndër mjetet kryesore të komunikimt dhe përçimit të informacionit. Me krijimin e botëve të reja dhe kolonizimit, koha e trasmetimit të informacionit ishte ende një faktor kufizues.
Me shpikjen e Kodit Mors u krijua mundësia për zhvillimin e telegramit. Mesazhi i parë telegrafik u transmetua në një linjë telegrafike eksperimentale prej 40 miljesh, nga Washington D.C drejt Baltimores në vitin 1844. Mesazhi shkruante: “Çfarë ka bërë perëndia!”. Tashmë koha nuk ishte më faktor në tranmetimin e mesazheve. Mirëserdhet në historinë e telekomunikimit. Më shumë se 30 vite më vonë, në vitin 1876 u realizua thirja e parë telefonike me shpikjen e telefonit nga Aleksander Bell që kërkonte asistentin e tij. “Zoti Uatson, ejani këtu, dëshiroj tju takoj” ishte thirja që u përserit dhe kur bregu lindor dhe ai perëndimor i Amerikës komunikuan së bashku.
Shekulli i 20 ishte periudha e revolucionit të telekomunikimit. Deri në këtë moment e vetmja mënyre për komunikimin masiv ishte ajo me anë të shtypit të shkruar. Kjo kohë tashmë numëronte gazetat më prestigjoze të cilat vazhdojnë të jenë ende aktive dhe sot. Zhvillimet teknologjike në këtë kohë, ishin të shpejta dhe u dedikohet zbulimeve në fushën e valëve elektromagnetike. Në vitin 1902 shpikësi Italian Guliejlmo Markoni trasmëton valët e para elektromagnetike përmes oqeanit Atlantik. Një mundësi e re ka lindur dhe kjo i dha shtysë komunikimit masiv me anë të radios. Vitet ’30 do të shënonin epokën e artë të transmetimeve radiofonike. Në fund të viteteve ’20 dhe fillim të viteve ’30 nisën transmetimet e para televizive. Sot televizioni është shndërruar një ndër mjetet kryesore të përçimit të informacionit, të argëtimit, të edukimit etj.
Hapi i fundit i komunikimit ishte globalizimi. Radio dhe televizioni ofronin përçim të informacionit në distanca më të largëta por përsëri kishte kufizime që lidheshin me ndarjet politike, burimet që ishin në dispozicion etj. Hedhja e sateliteve dhe krijimi i internetit në vitet ’60 bënë të mundur globalizimin e komunikimit masiv. Tashmë nuk ka rëndësi vendodhja, distanca nga burimi i informacionit apo koha. Informacioni i ka tejkaluar distancat kohore dhe gjeografike. Ai është bërë i disponueshëm kudo. Format e përçimit të tij janë revolicionarizuar dhe kjo i atribuohet tërësisht internetit.
Interneti u popullarizua në fillim të viteve ’90 për tu bërë më pas media kryesore e komunikimit apo përcjelljes së informacionit. Praktikisht interneti ndryshoi gjithçka; ndryshoi mënyrën e të bërit biznes, mënyrën e ofrimit të shërbimeve, mënyrën e përcjelljes së informacionit, mënyrën e komunikimit etj. Dukuria më thelbësore që e shoqëroi atë ishte inovacioni. Filluan të ndërmereshin iniciativa të shumta në fusha të ndryshme. Çdo gjë dukej sikur do të zgjidhej nga interneti. Nisma të tilla u amplifikuan me ritme të shpejta. Kjo solli atë që tashmë njihet me termin flluska e internetit. Në fillim të viteve 2000 flluska e internetit gradualisht u zvogëlua. Nismat filluan të bëheshin më të menduara dhe më të studiuara. Gjatë kësaj periudhe lindën portalet e informacionit si një vend ku grumbullohej informacion i gjithanshëm. Shumë shpejt portalet nisën të specializoheshin, të mirëstrukturoheshin duke u bërë gjithmonë më shumë se një burim kryesor informacioni. Ata tashmë u shndëruan në një mjet kryesor komunikimi. Në qoftë se gazeta përdor letrën, portalet përdorin internetin duke u përqafuar menjëherë nga masat. Shumë nga ato u bënë një alternative e televizionit apo shtypit të shkruar. Ofruesit e mëdhenj të informacionit e panë këtë tendencë dhe nuk vonuan që të ofronin një mënyrë alternative për përçimin e informacionit. Shumë shpejt ata kaluan në web.
Në fillim të viteve 2000 filluan të krijoheshin rrjetet sociale si një mjet kryesor komunikimi. Shumë shpejt u pa se ata nuk ishin thjesht një mjet komunikimi, por edhe një mënyrë për të përçuar informacion. Në këtë pikë ndodhi diçka që ndryshoi tablonë e epokës dixhitale. Telefoni celular që ishte shpikur në vitin 1973 nga Martin Kuper, dalëngadalë po bëhej më i zgjuar, ai po lidhej me internetin. Përshpejtimi i këtij proçesi ndodhi në vitin 2007 kur Apple lançon iPhone. Mënyra e ndërveprimit me përdoruesin, karakteristikat që ai mundëson, lidhja me internetin, implementimi i shfletuesve e bënë atë pajisjen më të përdorur në historinë e njerëzimit. Në qoftë se më përpara aksesi i informacionit kufizohej në aksesin e një kompjuteri, tashmë akesi i informacionit u bë i pakufizuar. Informacioni mund të aksesohej kudo dhe kurdo. Kjo bëri që portalet e infomaciont të kalojnë në mobile dhe të gjejnë mënyrat e ndryshme për ofrimin e përmbajtjes.