Diploma

Pse faqet e internetit duhet të jenë ekspertë të sjelljes?

zakonet, rrjete sociale, zakone
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

[nga seria e artikujve:  Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]

Duhet ta pranojme se ne si individë që konsumojmë informacionin nga portalet, jemi pjesë e një biznesi që bazohet tek manipulimi. Faqet e internetit apo rrjetet sociale krijojnë produkte të cilët kanë si qëllim që tu imponohen njerëzve për të bërë atë që ato duan të bëjnë. Këta njerëz quhen me termin “përdorues”. Për këto kompani, edhe pse nuk e thonë me zë të lartë, në mënyrë private dëshirojnë që këta përdorues të bëhen miqësisht të varur nga faqja e tyre. Përdoruesit e marrin teknologjinë me vete. Në mëngjes kur zgjohen ata kontrollojnë për lajmërime, cicërima në Twiter, përditësime, kryejnë disa veprime në një faqe të caktuar etj.

Nga ana tjetër duhet ta pranojmë, përdoruesit kanë rënë dhe bien shpesh në grepin e tyre. Është nevoja e pakontrollueshme për të kontrolluar njoftime email-i në telefon. Është varësi fakti që nisesh për të parë Facebook apo Instagram vetëm për pak minuta dhe përfundon duke e parë atë për një orë rresht. Është fakt që kur një person i njohur rekomandon një libër të caktuar, përdoruesit shkojnë dhe e kontrollojnë në Amazon. Në qoftë se ne zakonet i përcaktojmë si sjellje të përsëritura ose automatike, atëherë teknolgjia po bën të mundur që përdoruesit të sillen siç do ajo. Në botën shpërqëndruese gjithmonë e në rritje të internetit, zakonet e përdoruesit kanë rëndësi. Në fakt vlera ekonomike e një biznesi web gjithmonë e më shumë po varet nga zakonet e sjelljes së përdoruesve të saj. Dhe janë pikërisht këto zakone përdoruesish të cilët do të jenë një faktor përcaktues se çfarë i ndan kompanitë fituese nga ato humbëse, shprehet Eyal .

Që nga fillimi i krijimit të kompanive të para online, bizneset kanë krijuar të ardhura nga sjelljet e përdoruesve të tyre. AOL dhe Yahoo! Filluan të shisnin vëmendjen (interesat) e përdoruesve tek kompanitë e reklamimit. Gjithsesi këto kompani kishin si njësi matëse të tyre numrin e faqeve të klikuara ose numrin e herëve që një reklame është shfaqur, dhe nuk e bazonin forcën e tyre tek zakonet e përdoruesit. Me masivizimin e internetit baza e përdoruesve të këtyre kompanive u rrit jashtë mase, por nga ana tjetër kjo i bëri vulnerabel nga sulmet e mëvonshme të mediave sociale si Facebook, Youtube, Twiter etj. Këto të fundit fabrikuan një sërë sjelljesh dhe zakonesh të përdoruesve çka i bëri ata të angazhuar në këto faqe. Eventualisht ato dominuan web-in.

Shënim: Materiali i mësipërm është bazuar në artikujt rreth zakoneve të Nir Eyal. Për më shumë vizitoni blogun https://www.nirandfar.com/blog.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: