Diploma

Curated web, rritja virale dhe krijimi i zakoneve

zakonet, rrjete sociale, zakone
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

[nga seria e artikujve:  Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]

Kohët e fundit po lind një term i ri për Web-in, që vjen si fazë pasaardhëse e Web 1.0 dhe Web 2.0. Kemi të bëjmë me atë që quhet Curated Web i cili u referohet ndërfaqeve më të mira dhe mënyrave alternative për shpërndarë dhe komunikuar informacionin duke e bërë këtë proçes më të lehtë për përdoruesin. Dhe po, kjo gjë përfshin dhe teknologjinë e smartphone-ve. Në këtë fazë kompanitë duhet të krijojnë zakone që ti vendosin në produktet dhe modelet e tyre të biznesit. Të gjesh përdorues të rinj nëpërmjet reklamimit shumë rrallë mund të arrijë një kthim pozitiv nga investimi.  Përdoruesit po bëhen gjithmonë e më pak të duruar ndaj tyre duke mos i marrë në konsideratë. Rritja virale e një faqeje interneti nuk ndihmohet gjithashtu nga fakti se Facebook, Apple apo Android përgjigjen ndaj ankesave të përdoruesve dhe u japin fund këtyre taktikave. Në këtë pikë, pasja si qëllim dhe objektiv rritjen virale të përdoruesve është një gjë e keqe për një biznes online.

Industria e internetit, qoftë në Shqipëri, qoftë në vendet e zhvilluara është e mbushur me histori në të cilat bizneset rriten shpejt në numër përdoruesish, bezdisin shumë të tillë dhe më vonë shuhen si rezultat pasi nuk kanë pasur përfitimin e duhur. Edhe pse një pjesë e këtyre kompanive mund të jenë kompani të krijuara për qëllime afatshkurta ose joserioze, një pjese e konsiderueshme e tyre, të cilat ofronin vlerë, dështuan në krijimin e zakoneve për përdoruesit. Duke u mbështetur shumë në rritjen virale, ata dëmtuan biznesin e tyre.

Normalisht, një kombinim i rritjes virale me krijimin e zakoneve, është ideale. Kjo ka çuar në krijimin e kompanive të suksessheme të rrjeteve sociale. Ka gjithashtu raste të kompanive të cilat edhe pse nuk kishin një rritje virale të tyre arritën të krijonin zakone përdoruesish dhe të ishin të sukseshme. Një prej këtyre është Evernote e cila arriti të shiste tek përdoruesit e saj diçka që jep falas . Ajo rishpiku mënyrën e kujtesës së gjërave dhe në këtë mënyre krijoi një zakon të ri. Shembuj të tjerë janë Pandora apo Amazon Inc. Këto kompani janë të përkushtuara në dhënien e një shërbimi të duhur, në krijimin e zakonit.

Me kalimin e kohës kompanitë do të bëhen eksperte në dizenjimin e zakoneve të përdoruesve. Kompanitë e llojit të ri të Web-it që po lind po bazohen tërësisht në këtë model. Si rrjedhim dhe kompanitë e tjera, ashtu dhe portalet e informacionit do të bazohen pikërisht në këtë paradigmë. Për të qënë të suksesshëm, portalet e informacionit, vazhdimisht duhet të mendojnë se si të krijojnë zakone tek përdoruesit në mënyrë që ti mbajnë të angazhuar gjithmonë e më shumë në faqen e tyre. Krijimi i zakoneve të përdoruesve tashmë është më i rëndësishëm se rritja virale e tyre.

Shënim: Materiali i mësipërm është bazuar në artikujt rreth zakoneve të Nir Eyal. Për më shumë vizitoni blogun https://www.nirandfar.com/blog.

Per më shumë rreth Curated Web vizitoni : http://www.huffingtonpost.com/brittany-morin/the-curated-web_b_1096186.html

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Tags: