[nga seria e artikujve: Pse portalet e informacionit në Shqipëri duhet të krijojnë aplikacione mobile?]
Faktin që smartphone-t janë shndëruar në pajisje personale për një individ e mbështet grafiku i mëposhtëm që tregon se ku përdoret më shumë si pajisje. Të anketuarve u jane dhënë 6 alternativa nga të cilat ata duhet të zgjedhin 3 prej tyre. Katër alternativat më të zgjedhura janë: në shtëpi, kur je duke pritur në radhë, në udhëtim si dhe vendet e komunitetit. Më pas në fund vjen puna dhe aktiviteti fizik me një numër shumë të kufizuar zgjedhjesh. Koha e lirë e një individi përgjithsisht konsumohet në katër alternativat e para. Dhe gjatë kohës tyre të lirë individët përdorin smartphonet. Nga ana tjetër informacioni i portaleve në pjesën më të madhe nuk konsumohet në punë, por konsumohet në kohën e lirë të individëve. Ky është një tregues tjetër që tregon rëndësinë e ndërtimit të një aplikacioni mobile.

Ndër elementet e pjesës së parë të pyetësorit ishin arsyet për përdorimin e tij. Për këtë u realizuan dy pyetje që të kuptojnë dy sjellje të ndryshme. Pyetja e parë fokusohet tek sjelljet e jashtme, tek ajo çfarë manifeston dhe ndërvepron përdoruesi në lidhje me smartphone-in. Rezultatet për këtë pyetje jepen në figurën e meposhtme. Përdoruesi duhet të zgjidhte 5 alternativat më prioritare nga 10 të tilla.

Rezultati mund të interpretohet në disa mënyra. Fillimisht ne shohim që leximi i lajmeve, zhvillimet e fundit, vendndodhjet në hartë të cilat janë shërbime që ofrohen zakonisht nga portalet janë në pjesën e dytë të zgjedhjeve, pra janë arsye për të cilat telefoni përdoret më pak. Kjo në një farë mënyre është dhe e kuptueshme pasi telefoni nuk përdoret vetëm për të lexuar informacion dhe lajme, por është një mjet i dobishëm dhe utilitar që ndihmon për një sërë veprimesh të tjera.
Në figurën e mësipërme shohim që kemi një përdorim të theksuar të rrjeteve sociale, motorëve të kerkimit, email-it etj. Kjo dukuri na intereson sepse portalet i përdorin këto platforma si një mënyrë për të shpërndarë dhe komunikuar informacion. Pra përdoruesit shpeshherë mund të ngatërrojnë faktin e përdorimit të rrjetit social për të ndërvepruar me miqtë e tyre dhe përdorimit të rrjetit social për të marrë një informacion. Dhe kjo vërtetohet nga rezultatet e pyetjes së dytë si më poshtë.

Pyetja e dytë u fokusua në nxitjet e brendshme të përdorimit të smartphone-ve. Pse një përdorues nis ta përdor smartphone-in, nga çfarë ndikohet dhe cfarë nevoje të tij të brendshme kërkon të plotësojë gjatë përdorimit të smartphone-it. Më pas kjo nxitje përkthehet në veprime të cilat u vunë re dhe tek pyetja e parë. Përdoruesit ju ofruan 7 alternativa nga të cilat ai duhet të zgjidhte katër të tilla. Në rezultate shohim se leximi i lajmeve, kurioziteteve, zhvillimeve apo gjetja e rrugës janë mënyrat dhe arsyet kryesore të përdorimit të smartphone-i, pra konsumimi i informacionit. Për të arritur këtë gjë ata mund të përdorin rrjetet sociale, motorët e kërkimit etj. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme për portalet e informacionit pasi reflekton atë që ne po kërkojmë: pra ekziston një lidhje midis konsumimit të informacionit që zakonisht komunikohet nga portalet dhe përdorimit të smartphone-it si një mjet për të arritur këtë gjë.
Aplikacionet të cilët përmbajnë informacion, nuk mund të punojnë dot pa internet, për arsyen e vetme se fuqia e këtyre aplikacioneve qëndron tek informacioni i cili përditësohet vazhdimisht. Pra si rrjedhim duhet që të ketë lidhje me internetin që portali të funksionojë. Ky faktor nuk përbën problem në Shqipëri pasi siç e shikojmë dhe nga grafiku në figurën mëposhtë, në pjesën dërrmuese të kohës smartphone-et janë të lidhur me internetin.

Rezulatet e tjera të pyetësorit mund ti gjeni në artikujt e mëposhtëm:
- Mënyra e përdorimit të smartphone-ve ne Shqipëri
- Përdorimi i kompjuterit krahasuar me smartphone-in
- Si përdoren portalet e informacionit?